Βαθμός δυσκολίας   Μέτριο

Ώρα  4 ώρες 23 λεπτά

Σύνολο σημείων 135

Uploaded 20 Φεβρουάριος 2017

Recorded Φεβρουάριος 2017

-
-
1.295 m
810 m
0
2,5
5,1
10,14 km

573 εμφανίσεις, 15 αποθηκεύσεις

κοντά στην περιοχή Shalë, Vlorë (Albania)

Shtegu nga Llogora deri ne vendin me emertim popullor Qafa e Thelle (afersisht 3,5 km) eshte shteg i dukshem dhe shume i perdorur nga turistet. Ky segment pershkohet ne brendesi te pyllit dhe ofron nje pamje te mrekullueshme me floren e saj te pasur ne drure( pyjet halore te bredhit dhe pishes) dhe shkurre. Shtegu eshte ne ngjitje nga PK Llogora 820 m mbi nivelin e detit deri ne Qafen e thelle afersisht 1150-1200 m mbi nivelin e detit. Kjo pjese e shtegut arrihet afersisht ne 1-1.30 ne ecje normale.
Nga Qafa e Thelle shtegu pershkon pjesen perendimore te Karaburunit ne nje gjatesi afersisht 5,5 km dhe eshte i gjithe ne plan ne nje lartesi mbi nivelin e detit 1200-1250 m. Ky segment shtegu ofron nje pamje te mrekullushme bregdetit Jon. Shtegu pjeserisht eshte ne terren te zhveshur dhe nje pjese e mire ne brendesi te pyllit me llojet fletore te dushqeve. Gjithashtu ne keto siperfaqe gjendet dhe 2 nga llojet kryesore te bimeve medicinale :caji i malit dhe sherebela.
Burimi i Dedeheles eshte nga te paktet burime me uje te pijshem ne gadishullin e Karaburunit. Koha ne dispozicion nga pik nisja deri ne burimin e Dedehiles llogaritet afersisht ne 4 ore. Kerkon pregatitje fizike dhe veshje te pershtateshme. Shtegu eshte nje gjurme rruge e perdorur nga banoret e zones qe ushtrojne profesionin e blektorit, bleterrietesit dhe te grumbullimit te bimeve medicinale.

Σχόλια

    You can or this trail